Agjencia Zhurnal.mk.

Rusia “ka lënë pas trupat e 7,000 ushtarëve të vdekur” në Ukrainë

Ukraina ka rreth 7,000 kufoma ruse të padeklaruara, në morgje dhe makina frigoriferike, sipas një zyrtari ukrainas të cituar nga Washington Post.

Oleksiy Arestovych, një këshilltar i kreut të administratës presidenciale të Ukrainës, tha se shifra e qeverisë së tij prej 18,600 rusë të vrarë bazohej në raportet ukrainase nga fusha e betejës dhe komunikimet e përgjuara ushtarake ruse.

Ukraina u përpoq të kthente trupat e 3,000 anëtarëve të shërbimit rus në ditën e tretë të luftës, tha ai.

Ai tha: “Ata thanë, ‘ne nuk besojmë në shifra të tilla. Ne nuk e kemi këtë numër. Ne nuk jemi gati t’i pranojmë ato’”.

Sipas tij, Ukraina kishte sugjeruar një shkëmbim disa herë, por “ata nuk do e diskutojnë ende këtë”.

Ministria e Punëve të Brendshme në Ukrainë ka krijuar një faqe interneti dhe kanal Telegrami, ku rusët mund të kërkojnë fotografi të të vdekurve ose personave të zënë rob në luftë, ose të plotësojnë një formular në internet për të kërkuar informacion për anëtarët e familjes.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky