Agjencia Zhurnal.mk.

Rusino është drejt kolapsit!

Gostivar, 23 dhjetor – Ndërmarrja e përbashkët Rusino e Gostivarit po shkon drejt kolapsit. Arsyeja është mos pagesa e borxhit nga ndërmarrjet komunale të dy komunave më të mëdha të Pollogut, Gostivarit dhe Tetovës.

Borxhi kumulativ i të dy ndërmarrjeve të Tetovës dhe Gostivarit, por edhe komunave më të vogla, arrin 10 milionë denarë.

Edhe pse borxhlinjtë janë përmbaruar nga ana e Ndërmarrjes Rusino, megjithatë arritja deri tek pika e tërheqjes së parave nga përmbaruesit mund të zgjas deri në dy vite.

“Komunat më të vogla kanë qenë më të disiplinuara në pagesat e obligimeve mujore, natyrisht edhe ata kanë borxhe që shkon diku në 3 milionë denarë, por kjo është 30 për qindëshi i borxhit të përgjithshëm, ndërsa 70 për qindëshi i borxhit mbahet nga ndërmarrjet e komunave të Tetovës dhe Gostivar. Ne kemi përmbaruar ndërmarrjet komunale, por nuk shoh se do kemi sukses, sepse para nesh si ndërmarrje ka shumë të tjerë që janë në proces përmbarimi dhe radha e përmbarimit për ne do vjen mbase pas një viti”, u shpreh Besim Dogani, drejtor i Ndërmarrjes Rusino.

Nga ana tjetër, komunat thonë se në mungesë të mjeteve, ata kanë bërë marrëveshje për pagesë në këste, por sipas Doganit edhe kjo nuk respektohet.

“Në bazë të marrëveshjes së fundit me Ndërmarrjen Rusino, jemi dakorduar që Ndërmarrja e Tetovës, të bëj pagesën me këste. Sipas informatës së fundit që e kam nga drejtori i Ndërmarrjes së përbashkët Rusino, ajo marrëveshje respektohet. Kjo ka qenë para gati një muaj. Nuk kam informata në muajin e fundit nëse ka vonesa por nëse ka vonesa do shohim që këtë ngërç ta zgjidhim”, tha Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

Edhe pse drejtori i ndërmarrjes Rusino thotë se marrëveshja nuk respektohet dhe komuna nuk po paguan borxhin, nga komuna e Gostivarit thonë të kundërtën.

“Borxhin ndërmarrja Publike e Gostivarit, sipas marrëveshjes e paguan me këste ditore apo javore të rregullta”, thonw nga Komuna e Gostivarit.

Ndryshe, sasia e mbeturinave që në ditë hidhen në Ndërmarrjen e përbashkët Rusino, nga njëqind është rritur në dyqind ton në ditë, gjë kjo që e vështirëson edhe më shumë funksionimin e ndërmarrjes, si dhe e zhyt atë në borxhe edhe më të mëdha ndaj operatorëve që bëjnë rregullimin dhe mbulimin e mbeturinave që sillen nga nëntë komunat e Pollogut.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky