Shkup, 17 gusht – Shefja e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar, Villma Ruskovska, e cila dje u suspendua nga puna, do të ankohet para Këshillit të Prokurorëve, pasi prokurori republikan, Ljubomir Joveski, solli vendim për largimin e përkohshëm të saj nga funksioni, transmeton Zhurnal.
Ky vendim i Joveskit erdhi pasi ai shkroi raport ku u konstatuan një sërë parregullsishë të cilat Ruskovska së bashku me prokuroret tjera i bënë gjatë bastisjes në Policinë Financiare në korrik të këtij viti, nën dyshimin se drejtori i këtij institucioni, Arafat Muaremi, ka fshehur lëndë në sirtare, e për të cilat Prokuroria nuk ka qenë e informuar.
Ruskovska për Tv24 thotë se e ka marë vendimin për largimin e saj të përkohshëm nga vendi i punës.
Përmes një njoftimi, edhe drejtori i PF, Arafat Muaremi njoftoi largimin e tij nga posti drejtor i institucionit./Zhurnal.mk