Agjencia Zhurnal.mk.

Ruskovska: Shkarkimi im lidhet me tentativat për ndërprerje të hetimeve ndaj zyrtarëve shtetëror

Shkup, 5 gusht – Të njëjtët persona që kanë votuar për tu bërë zëvendësprokurore të shtetit për të ndërprerë hetimin e një rasti janë të njëjtët persona që u përpoqën të më bënin presion derisa unë drejtoja Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, thotë prokurorja Vilma Ruskovska, në një intervistë për A1on, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, rastet që kanë çuar deri në pezullimin e saj, e më pas në shkarkimin e saj, janë ato që ajo ka hapur ndaj zyrtarëve të pushtetit aktual. Sipas ish-drejtueses së Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sipas informacioneve që ka marrë, janë që Këshilli i Prokurorëve Publikë e shkarkoi atë nga pozita e prokurores.

Ajo theksoi se nuk ka asnjë lidhje me përgatitësit e Kodit të ri penal që u miratua në Kuvend me procedurë urgjente (me flamurin Evropian).

Ajo u pyet nëse ka pretendime për të kandiduar për prokuror të shtetit, pasi që mandati aktual i Lubomir Joveskit i skadon në dhjetor të këtij viti, ajo thotë: “Për momentin, siç janë gjërat, jo”.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky