Agjencia Zhurnal.mk.

Ryanair ‘zbarkon’ në Shqipëri, ‘sulm frontal’ për Wizz Air! Fluturime me çmime të ulëta për shqiptarët në 17 linja ajrore

Sot në Tiranë është inauguruar kati i dytë i aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Rinas ku do të operojë kompania më e njohur për udhëtimet ‘low cost’ (çmime të ulëta), ‘Ryanair’. Ky zhvillim është edhe një ‘sulm frontal’ për kompaninë Wiz Air që jo pak herë ka shfaqur problematika për qytetarët shqiptarë shpesh herë duke u anuluar udhëtimet apo duke pasur vonesa të shumta në nisjen e fluturimeve.

Së fundmi pati edhe një notë proteste ndaj kompanisë hungareze nga ana e delegacionit arbëreshë që pritej të vinte në Shqipëri por u braktis nga kompania e cila siç bën pothuajse gjithmonë anuloi fluturimin e caktuar.

Nga 31 tetori kompania e njohur ‘Ryanair’ nis fluturimet me 17 linja, 6 prej të cilave në Itali që është edhe një prej destinacioneve më të shpeshta për qytetarët shqiptarë.

Marrëveshja e arritur është një lajm shumë i mirë për qytetarët shqiptarë të cilët tashmë nuk duhet të përjetojnë më ndjesinë e kthyer në zakon nga kompania ‘Wizz Air’ që shpesh herë i braktis në aeroport duke u anuluar fluturimet në momentin e fundit.

Konkretisht kompania Ryanair në 17 linja ajrore:

Për Italinë

Bolonja: Një udhëtim në ditë nga 31 tetori

Catania: Një udhëtim në ditë nga 31 tetori

Bergamo: Dy fluturime në ditë nga 31 tetori

Pisa: Një fluturim në ditë nga 31 tetori

Romë: Nëntë fluturime javore nga 31 tetori, duke përfshirë fluturime të dyfishta të premten dhe të dielën

Treviso: Një fluturim në ditë nga 31 tetori

Belgjikë

Daily Chaleroi nga 31 tetori

Rumani:

Bukuresht të martën, të enjten, të dielën nga 31 tetor

Poloni

Varshava nga 31 tetor të martën, të enjten, të shtunën

Krakov të martën, të enjten, të dielën nga 31 tetor

Gjermani

Weeze nga 1 nëntori të mërkurën dhe të dielën

Skoci

Edinburg nga 31 tetor të martën dhe të shtunën

Britani e Madhe

London Stansted nga 31 tetori dy herë në ditë

Manchester nga 31 tetor të martën, të enjten, të shtunën

Francë

Beauvais nga 31 tetori nga e marta deri të shtunën

Republika Çeke

Praga nga 31 tetor të martën dhe të shtunën

Suedi

Stokholm nga 31 tetor të martën dhe të shtunën

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky