Shkup, 17 korrik – Zyra rajonale për bashkëpunim rinor (RYCO) ka shpallur thirrje të re të hapur për propozime për projekte të OC, të quajtur “RYCOnnecting You(th)”. Kjo është hera e pestë që RYCO organizon një thirrje të hapur për organizatat e shoqërisë civile në rajon, në shtatë vitet e fundit.
Thirrja e hapur RYConnecting You(th) përmban dy fusha kryesore tematike: ndërtimin dhe pajtimin dhe fuqizimin dhe aktivizimin e të rinjve në shoqëri.
Qëllimi i përgjithshëm është të mbështesë shoqërinë civile në Ballkanin Perëndimor duke ofruar mundësi për të rinjtë që krijojnë hapësirë për dialog, mësim të ndërsjellë dhe rritje të mirëkuptimit në të gjithë rajonin. Buxheti i përgjithshëm financiar për këtë thirrje është 300,000 euro, ndërsa madhësia e granteve është nga minimumi 15,000 euro dhe maksimumi 30,000 euro, thekson ekipi nga RYCO në kumtesën.
Të drejtë të aplikojnë kanë organizatat jofitimprurëse të shoqërisë civile, të themeluara në Ballkanin Perëndimor 6 (WB6): Shqipëri, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, të cilat kanë të paktën një vit para fillimit të kësaj thirrjeje për aplikime.
Afati i fundit për dorëzim është 15 gusht 2023. Më shumë informacion rreth thirrjes së hapur RYCONnecting You(th) është në dispozicion në www.rycowb.org.




