Agjencia Zhurnal.mk.

Ryshfet me peshk, telefon dhe euro/ Gjykata lë në fuqi ndalimin për ish zv/ministren Rovena Voda

Rovena Vodën ish zv.ministren e Brendshme nuk e ndihmoi aspak pretendimi i mbrojtjes që i tha gjykatës së SPAK reagoi një vit me vonesë  dhe se nuk egziston asnjë rrezik që ish zyrtarja të shkatërrojë provat.

Ndaj 45-vjeçares u la në fuqi e njëjta masë që e dërgoi nën arrest shtëpiak , njëlloj si edhe Majlinda Hasanit dhe Florida Beut , që aplikoi në 11 vende vakante për t’u bërë pjesë e administratës por që për shkak të pandemisë procedura u pezullua përkohësisht.

Ato u takuan, Rovena Voda e takoi katër herë sipas regjistrave, tre herë në zyre dhe të katërtën në Durres pikërisht ditën kur e interesuara mbasi e bleu telefonin me vlerë 600 euro ia jep.Pas këtij takimi SPAK  thotë se Voda u largua me mjetin Toyota me targat e Ministrisë së Brendshme për të hyrë në Portin e Durrësit prej nga ku doli rreth orës 17.48 . Ish zv ministrja u paraqit aty me makinën e punës për të marrë një arkë me peshk që ia dha Florinda Beu , meqenëse  familja e saj ka anije peshkimi.

Voda ra në rrjetat e SPAK pas përgjimit të një grupi trafikantësh droge, që më herët dërgoi në qeli edhe prokurorin Edmond Karriqi i cili ndryshoi masën e sigurisë ndaj disa të rinjve në Kukës për 2 mijë euro.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky