Agjencia Zhurnal.mk.

Sa me fat ishte tifozi i Liverpoolit: Topin e goditur nga Kepa në gjuajtjen e penalltive, e mori me vete në shtëpi

Një tifoz i Liverpoolit brenda Wembley arriti të kapte topin e hedhur nga penalltia e pasaktë e portierit të Chelseat, Kepa Arrizabalaga dhe e mori atë në shtëpi.

Spanjolli zëvendësoi Edouard Mendyn për penalltinë e së dielës në finalen e Carabao Cup dhe pati një makth absolut.

Gardiani dështoi të priste një nga 11 penalltitë e Liverpoolit dhe më pas kur erdhi radha për të që të gjuante – topi përfundoi mbi portë.

Por, topi kishte përfunduar në duart e një tifozi që ishte i pranishëm në Wembley, duke qenë me fat që ta merrte atë me vete.

Mbi top është ngulitur data e lojës, skuadrat e përfshira dhe stadiumi, kështu që është me të vërtetë i njëjti top.

Kepa kishte qenë portieri i Chelseat gjatë gjithë ecurisë në Kupën Carabao dhe gjithashtu fitoi, megjithatë, nuk ishte pasditja e tij dhe 27-vjeçari dukej i shqetësuar. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky