Agjencia Zhurnal.mk.

Sadi Bexheti vizitoi disa vendbanime të Malësisë së Tetovës

Vazhdon fushata intensive e kandidatit të PDSH për kryetar të komunës së Tetovës Prof.Dr.Sadi Bexheti dhe bartësi i listës së këshilltarëve, Pajtim Thaçi.

Në bashkëbisedim me banorët e vendbanimeve të Veshallës, Bozovcës dhe Brodecit pas dëgjimit të halleve të banorëve këtyre vendbanimeve kandidati për kryetar të komunës së Tetovës prof.Sadi Bexheti theksoi se unë i di me çfarë problemesh ballafaqoheni ju, problem me ujin e pijshëm,rrugë të shkatërruara ,papunësia,dhe shumë probleme tjera që qeverisja aktuale e komunës nuk dëshiron as të ju dëgjoje e lerë më të merret me zgjidhjen e problemeve tuaja.

Unë, Sadi Bexheti si kryetar i ardhshëm i komunës së Tetovës, me anë të projekteve konkrete për vendbanimet e malësisë së Tetovës bashkë me këshilltarët me afate konkrete kohore do ti realizojë ato projekte, si rehabilitimi i rrugëve, zgjidhjen e ujit të pijshëm, zhvillimin e turizmit malor hapja e vendeve të reja programe të veçanta me stimuli financiar për bujqësi dhe blegtori, pune për të rinjtë, zgjidhja e deponive të egra dhe projekte të tjera me rëndësi vitale me të vetmin qëllim, të rritet cilësia e jetës suaj dhe mos shpërngulja e rinisë.

Në fund kandidati për kryetar komune prof.dr.Sadi Bexheti ftojë banorët që të votojnë numrin 11 si dhe listën e këshilltarëve të PDSH-së sepse me njerëz të zot ne mund ta rikthejmë shpresën.

Partia Demokratike Shqiptare

Related posts

“Kandidatët” për Çairin nuk e dinë që janë kandidatë

I.A

Sllatinë/ BDI mposhti ASH-në me rezultat 1143 – 527

Z.H

Visar Ganiu u garanton banorëve të Seravës: 2mln euro investime në modernizimin e infrastrukturës nëntokësore

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky