Agjencia Zhurnal.mk.

Safije Sadiki Shaini: Arbër Ademi i dëshpëruar që nuk do i ecë zari në lojërat e kazinove

Shkup, 14 mars – Deputetja e Alternativës Safije Sadiki Shahini ka reaguar pas akuzave të Arbër Ademit se opozita është fajtore për mosmiratimin e Ligjit për Lojërat e Fatit. Ajo thotë se dështimi i këtij ligji tregon qartë se qeveria aktuale nuk ka shumicë, ndërsa paralajmëron shumicë të re pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit.

“Arbër Ademi, si duket i dëshpëruar që nuk do i ecë zari në lojërat e kazinove, ka nisur të ketë problem edhe me numrat.

Gjithë ditën e lume pohon se shumica i ka 64 deputetë, e pastaj qahet se opozita nuk ia mbështet ligjin e kazinove.
Ne e dimë se tashmë e kanë makth koalicionin VLEN, andaj edhe kur bie shi duan ta fajësojnë, por për këtë nuk mund t’u ndihmojmë.

Mbasi fajin e ka opozita që ata nuk kanë shumicë, kjo është shenjë se afati i tyre ka skaduar. Në maj vjen shumica e re”, shkruan deputetja Sadiki Shahini.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky