Agjencia Zhurnal.mk.

Sajkoski: Në Kongresin e VMRO-DPMNE-sl do të miratohet edhe doktrina për veprime të ardhshme të partisë

Shkup, 12 dhjetor – Në Kongresin e sotëm të rregullt të 17-të të VMRO-DPMNE-së, përveç zgjedhjes së kryetarit të partisë, do të miratohet edhe doktrina, e cila do të jetë platformë për veprimet e ardhshme të partisë. Tema e parë në këtë doktrinë është se si të mbahen qytetarët në vend, ndërsa ka edhe tema në fushën e arsimit dhe energjetikës, deklaroi sot para fillimit të Kongresit, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgjija Sajkoski.

Në Kongres do të marrin pjesë gjithsej 517 delegatë dhe siç tha Sajkoski, është parashtruar edhe një kandidaturë për kryetar nga Hristijan Mickoski, i cili edhe deri më tani ka qenë në atë pozitë.

“Përveç zgjedhjes së kryetarit të partisë, Kongresi do të miratojë një dokument, akt, dokument politik apo doktrinë që do të jetë platformë për veprimet e ardhshme të VMRO-DPMNE-së. Pas zgjedhjes së kryetarit, në Kongres do të zgjidhet edhe statuti i Komisionit dhe Komisioni për mbikëqyrje dhe veprimtari financiare të VMRO-DPMNE-së”, theksoi sekretari i përgjithshëm i partisë.

Ai theksoi se partia është e bindur se nga ky Kongres do të dalin edhe më të bashkuar, edhe më të fortë dhe do t’i sjellin fitore të reja VMRO-DPMNE-së dhe Maqedonisë.

Siç tha Sajkoski, në vetë doktrinën tema e parë është se si qytetarët të qëndrojnë këtu në vendin tonë, të punojnë, të mos dalin jashtë dhe të shohin të ardhmen e tyre këtu.

“Në doktrinëvjanë 16 tema të parashikuara. Ofrohen tema të reja në arsim, ku themi se duhet të jemi të gjithë bashkë dhe të ndërtojmë diçka të re në arsim, arsimi të jetë shtyllë më vete me konsensus të të gjitha partive politike në vend, të ndryshojë diçka, të përmirësohet sepse arsimi është baza e të të gjitha proceseve në vend. Ne kemi ofruar edhe projekte të reja për energjinë, por edhe tema të tjera”, shtoi Sajkoski. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky