Agjencia Zhurnal.mk.

 Salah shkruan historinë te Liverpooli pas golit në ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Sparta Pragës

Ylli egjiptian, Mohamed Salah bëri histori në ndeshjen e Liverpoolit në Ligën e Evropës ndaj Sparta Pragëas në Anfield.

Liverpool fitoi me rezultat 6-1 ndeshjen kthyese të fazës së 1/8-tës së Ligës së Evropës duke kaluar tutje në çerekfinale.

Megjithatë, goli më i shquar i lojës ishte goli i tretë i Reds i shënuar nga ylli i ekipit, Salah, i cili i siguroi vetes një vend në historinë e klubit nga Anfield.

Me këtë gol, Salah u bë lojtari i parë i Liverpoolit që shënon 20 gola në të gjitha garat për sezonin e shtatë radhazi.

Salah është i pesti në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Liverpoolit, pasi ka shënuar 206 gola në 336 ndeshje të Liverpoolit.

Roger Hunt (285), Gordon Hodgson (241) dhe Billy Liddell (228) janë përpara egjiptianit, ndërsa Ian Rush është golashënuesi rekord i klubit, pasi ka shënuar plot 346 gola për skuadrën nga Merseyside.

Megjithatë, e ardhmja e Salah mbetet një pikë diskutimi në Anfield, me lojtarin në 18 muajt e fundit të kontratës së tij atje.

Reds refuzuan një ofertë verbale prej 175 milionë euro nga skuadra e Superligës Saudite, Al Ittihad për shërbimet e Salah verën e kaluar, dhe ky klub thuhet se është gati për të rinovuar interesin e tyre për lojtarin në verën e ardhshme.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky