Agjencia Zhurnal.mk.

Sali Berisha rikthehet për herë të tretë si kryetar i Partisë Demokratike

Sali Berisha rikthehet për herë të tretë si kryetar i Partisë Demokratike.

E ka bërë këtë edhe dy herë të tjera në karrierën e tij 32 vjeçare në politikë.

Fillimisht në vitin 1991, në ditët e para të krijimit të kësaj force politike.

Këtë post e la formalisht një vit më vonë teksa u zgjodh President i vendit dhe në krye të PD-së erdhi Eduard Selami e më pas Tritan Shehu.

Rikthimin e dytë e ka në vitin 1997.

Pasi PD u largua nga pushteti dhe shumë njerëz e braktisën ai nisi gjithçka nga e para, mori një PD të rrudhur si asnjëherë më parë dhe pas tetë vitesh e riktheu në pushtet.

Në vitin 2013 humbi zgjedhjet dhe përmes një deklarate para mediave mori përsipër të gjitha përgjegjësitë duke lënë drejtimin e partisë dhe pas një gare mes Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës, ky i fundit u votua si kryetar i PD-së.

Pas 9 vitesh, falë edhe një vendimi të Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi i PD-së pas vendimit të Departamentit të Shtetit që e shpalli ‘non grata’, Berisha rimori partinë.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky