Agjencia Zhurnal.mk.

Sali: Nuk jemi ende gati për heqjen e masave ndaj Kovid-19

Shkup, 12 mars – Ende nuk jemi gati për heqjen e plotë të masave të vendosura si pasojë e pandemisë me Kovid-19. Njeriu i parë i shëndetësisë në vend, ministri Bekim Sali, deklaroi sot se janë duke e monitoruar situatën dhe sipas asaj që marrin si rezultat i analizave të tyre, besojnë se ende nuk është koha për të shfuqizuar plotësisht masat apo reduktimin e tyre.

“Ne si Ministri e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, normalisht dhe përmes Komisionit për Sëmundjet Infektive monitorojmë vazhdimisht se çfarë po ndodh me vendet që kanë pezulluar masat. Aty ke një rikthim të mprehtë, pra rritje të numrit të të sapoinfektuarve dhe sipas metodologjisë së re që praktikohet në të gjitha vendet, që është matja e rrezikut për sistemin shëndetësor, jo për individët. Një nga treguesit është numri i të sapoinfektuarve, por tregues i rëndësishëm është numri i pacientëve të shtruar në spital. Sipas asaj situate, ne nuk jemi ende gati të reduktojmë masat”, tha ministri Sali, duke theksuar se disa nga kovid-qendrat në vend janë të mbyllura dhe se nuk ka nevojë për shtretër shtesë. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky