Agjencia Zhurnal.mk.

Samsung, bateritë e Galaxy Z Fold 5 dhe Flip 5 do t’i marrë nga LG

Samsung Galaxy Z Fold5 dhe Galaxy Z Flip5, që pritet të lansohen në tremujorin e tretë, bateritë e saja do t’i marrin nga LG Enery Solution, sugjeron raporti nga TheElec.

Epo, kjo nuk është befasuese pasi Samsung ka tre vite që bateritë për pajisjet e saj të palosshme i ka blerë nga LG Energy Solution.

Përveç LG Energy Solution, Samsung bateritë për telefonat e mençur të palosshëm të vitit 2023 do t’i marrë gjithashtu nga Samsung SDI dhe Amperex Technology Limited (ATL), shkruan GSM Arena.

Samsung Galaxy Z Fold4 with Galaxy Z Flip4

Duke bërë këtë, kjo duhet të ndihmojë Samsung të shmangë çdo vonesë që mund të ndodhë për shkak të problemeve me zinxhirin e furnizimit për bateritë.

Publikimi thotë gjithashtu se kostoja e një baterie të vetme pritet të jetë rreth 10-15 dollarë, dhe meqenëse Galaxy Z Fold5 dhe Galaxy Z Flip5 do të përdorin dy qeliza të baterive për shkak të dizajnit të tyre të palosshëm, kostoja totale e baterive do të jetë deri në 30 dollarë për një pajisje. 

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky