Agjencia Zhurnal.mk.

Samsung Galaxy S23 akoma nuk është prezantuar, e në një dyqan në Nikaragua po shitet

Një dyqan në Matagalp të Nikaraguas, ka njoftuar në Facebook se tashmë ka marrë katër njësi të telefonit Galaxy S23.

Bëhet fjalë për telefonin që Samsung pritet ta prezantojë më 1 shkurt.

Edhe pse më herët është ditur që Samsung do të fillojë me shitjen e Galaxy S23 Ultra në fillim të shkurtit, ky telefon në Nikaragua tashmë mund të blihet apo provohet.

Në fakt një dyqan në Matagalp të Nikaraguas, është lavdëruar në Facebook se ka nxjerrë në shitje katër njësi të Samsungut që ka 12 GB RAM dhe 512 GB memorie të brendshme.

Çmimi i tij akoma nuk dihet, por janë publikuar fotografitë që tregojnë se si do të duket paketimi i telefonit Galaxy S23 Ultra, dhe në cilat ngjyra do të jetë i disponueshëm.

Kujtojmë që Galaxy S23 Ultra në aspektin vizuel do të jetë pothuajse identik me modelin e kaluar, por që do të ketë kamerë ISOCELL HP2 prej 200 MP, e cilësuar e fotografive dhe videove do të duhej të ishte në nivelin më të lartë. 

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky