Agjencia Zhurnal.mk.

Samsung po tenton të kursejë para duke përdorur çipat e tij Exynos

Gjiganti teknologjik Samsung kishte ndaluar për një kohë përdorimin e çipave të tij Exynos, duke i zëvendësuar ata me Snapdragon të Qualcomm.

Dhe në përpjekje për të rikthyer çipat e saj, kompania Samsung, vetëm gjatë tre muajve të fundit të vitit 2023, ka pajisur me Exynos 13 milionë telefona.

Sipas mediave të huaja, Samsung ka shpenzuar 8.87 miliardë dollarë për blerjen e çipave të tjerë gjatë vitit 2023.

Kështu që kompania beson se mund të ulë kostot e shpenzimeve dhe të rrisë fitimet nëse fillon t’i pajisë produktet me çipat e saj.

Gjithashtu, ajo po planifikon të investojë para në Exynos për t’i bërë ata më konkurrues duke rritur performancën dhe efikasitetin e tyre.

Bëhet e ditur se të fuqizuar me çipin Exynos janë edhe seria e fundit Galaxy S24 dhe Galaxy S24+ në të gjitha tregjet, përveç SHBA-së dhe Kinës.

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky