Agjencia Zhurnal.mk.

“Samurajët” i tregojnë Gjermanisë se futbolli luhet me zemër e jo me emra

Japonia është përfaqësuesja e dytë në këtë Kampionat Botëror që ka bërë surprizën, pasi mundi Gjermaninë me rezultat 2:1. Gondygan ishte ai që shënoi për gjermanët në pjesën e parë, duke çuar në avantazh për 1:0, përderisa Japonia bëri përmbysjen me Doan dhe Asano, duke finalizuar shifrat në 2:1 në këtë takim.

Ndërkohë në takimin e parë të kësaj dite, përfaqësuesja e Kroacisë ka zhgënjyer në ndeshjen e parë të luajtur në Kampionatin Botëror 2022, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj përfaqësueses së Marokut. Finalistët e edicionit të fundit të Botërorit ishin favorit përballë Marokut, por të përzgjedhurit e Zllatko Daliqit edhe përkrahë disa rasteve të mira që krijuan, nuk arritën të shënojnë gola, duke mbyllur kështu ndeshjen e parë në Katar me barazim.

Ndërkohë në program të ditës së sotme zhvillohen edhe ndeshjet Spanjë – Kosta Rika dhe në mbrëmje nga ora 20:00 do të jetë ndeshja ndërmjet Belgjikës dhe Kanadës.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky