Agjencia Zhurnal.mk.

Sanksionet perëndimore dobësojnë tregun e makinave në Rusi, bien për 60 për qind shitjet gjatë muajit mars

Shitja e automjeteve në Rusi ka rënë në mbi 55 mijë njësi në mars apo rreth 63 për qind më pak nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar nga Shoqata Evropiane e Biznesit (AEB), duke theksuar se numri i shitjeve është ulur për shkak të sanksioneve perëndimore të vendosura si kundërpërgjigje nga agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Shitjet e markës Lada ranë edhe më shumë me 64 për qind, përcjell Telegrafi.

Çmimet e automjeteve në Rusi u rritën 40 për qind në këtë periudhë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ekspertët thonë se problemet logjistike po shkaktojnë mungesën e pjesëve të këmbimit, gjë që ka shkaktuar rritjen e çmimit të automjeteve.

Agjencia ruse e kërkimeve Autostat, pret që shitjet e makinave të pasagjerëve këtë vit mund të bien deri në 70 për qind.

Shumë kompani botërore të automjeteve kanë njoftuar se kanë pezulluar aktivitetet në Rusi për shkak të luftës në Ukrainë. 

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky