Agjencia Zhurnal.mk.

Sanksionohen 134 shoferë në Shkup, 68 për vozitje të shpejtë

Shkup, 25 korrik – Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë aksioneve të djeshme të intensifikuara në fushën e komunikacionit, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 134 masa. Prej tyre, 68 sanksione ishin për vozitje të automjetit me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, tetë për vozitje pa patentë shoferi, 12 sanksione për kundërvajtje të kryera nga shoferët e motoçikletave.

“Janë shqiptuar dy masa për përdorim të celularit, 21 sanksione për vozitje të automjetit nën ndikimin e alkoolit, katër për automjete të paregjistruara dhe të tjera”, kumtojnë nga MPB-ja.

Nga aty theksojnë se do të vazhdojnë me intensifikimin e aksioneve të kontrollit.

“Apelojmë deri te qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe për të kontribuar së bashku për rrugë më të sigurta”, apelojnë nga MPB-ja.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky