Shkup, 9 shkurt – Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për politikë të jashtme, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për financim dhe buxhet dhe Komisioni për kulturë.
Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në turizëm mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës është pika e vetme në rend të ditës të Komisionit për politikë të jashtme.
Në rend të ditës së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive është Propozim-ligji për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë, në lexim të parë.
Komisioni për financim dhe buxhet do të mbajë tre seanca. Para anëtarëve të këtij Komisioni do të gjenden Plani financiar i Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimeve për vitin 2022, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojëra me fat dhe për lojërat zbavitëse, në lexim të parë, propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim të vlerës së shtuar, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë, propozim-ligji për shlyerje të kamatave dhe riprogramimin e borxheve dhe harxhimeve të ndërmarrjeve publike, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë…
Anëtarët e Komisionit për kulturë do të diskutojnë për Aktivitetet për përgatitje të Propozim-programit për shënimin e përvjetoreve jubilare të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteve të shquar për vitin 2022.