Agjencia Zhurnal.mk.

Sekretari britanik i Mbrojtjes: Okupimi i Ukrainës do të jetë shumë i vështirë për Rusinë

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se Rusia po ballafaqohet me “sfida të mëdha” për t’u futur në kryeqytetin e Ukrainës, ku po pengohet si nga forcat e armatosura ukrainase ashtu dhe nga civilët që me tërë forcën po ju kundërvihen.

Ai theksoi se ishte pjesë e doktrinës ushtarake ruse për ta rrethuar shumicën e qendrave urbane dhe të bombardojë, por kalkulimet e Putinit nuk po dalin si i kishte menduar.

Madje Wallace ka shpjeguar sesi madhësia gjeografike e Ukrainës dhe numri i madh i popullsisë – prej 44 milionë banorë – ia bën shumë të vështirë punën Rusisë sa i përket okupimit.

“Kjo ndodh kur pasojat fillojnë të shfaqen”, tha Wallace për BBC, duke cituar përvojën ruse në Çeçeni, atë të Bashkimit Sovjetik në Afganistan.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky