Agjencia Zhurnal.mk.

Sekretari i FFK-së përplaset me gazetarin e sportit pas konferencës së Agim Ademit (Video)

Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk ka kaluar pa eksese.

Në fakt, pas përfundimit të konferencës për shtyp të kryetarit të posazgjedhur, Agim Ademi, ndodhi një përplasje në mes të ushtruesit të detyrës së sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, Taulant Hodaj dhe gazetarit sportiv, Arbnor Rahova.

Ky i fundit u ankua që nuk iu dha mundësia e pyetjeve gazetarëve sportivë, të cilët u desh ta prisnin jashtë mbajtjen e Kuvendit, me vendim të FFK-së, shkruan “Gazeta Express”.

Ademi dhe Hodaj refuzuan të përgjigjeshin në pyetjen se përse nuk iu lejua hyrja në Kuvend gazetarëve sportive.

Dhe, teksa Hodaj po largohej me ironi nga konferenca, i ndau disa llafe me gazetarin sportiv.

Federata e Futbollit u arsyetua me mungesë të hapësirës së mjaftueshme, kur e dha dje njoftimin se mediat nuk do të mundë të jenë prezentë në sallë, në selinë e FFK-së.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), por jo edhe Shoqata e Gazetarëve Sportivë (SHGSK) që heshti në këtë rast.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky