Shkup, 29 shkurt – Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, Ziadin Sela ka thënë se i ka dalë borxh kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, kur ky i fundit kishte zgjedhjet nacionale.
Ai në emisionin Politiko në Kanal10 tha se ishte pjesëmarrës në fushatën e tij për t`i dhënë mbështetje.
“Unë nuk dua të përgjigjem për veprimet politike të kryeministrit të Kosovës. Me ose pa të drejtë i kam dalë borxh në dy momente Kurtit, kur ka pas zgjedhje nacionale, kam qenë direkt pjesëmarrës në fushatën e tij. Unë kam bërë pjesën time ku kam vlerësuar se nevojitet një ndryshim në skenën politike në Kosovë.