Agjencia Zhurnal.mk.

Sela: Supozoj se kemi shumicë për votimin e ministrave të rinj

Shkup, 12 shkurt – Para seancës për votimin e ministrave të rinj të Shëndetësisë dhe Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, deputeti i ASH-së, njëherë edhe kryetar i Kuvendit Qendror të ASH-së., Ziadin Sela tha se beson që shumica aktuale ka votat në Kuvend për votimin e ministrave të rinj.

“Do të votojmë “për”, sepse janë propozime tona si ministra dhe supozoj se ka shumicë. Shumica u tregua edhe para 2-3 dite, kur ishte pika e rendit të ditës për shkarkim, por edhe sot do ta shohim”, tha Sela.

Ndryshe, sot në Kuvend për ministër të Shëndetësisë pritet të votohet Ilir Demiri, ndërsa për ministër në MSHIA pritet të votohet Naim Bajrami. Të dy janë propozime të ASH-së, “krahu” i Ziadin Selës.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky