Selena Gomez është parë me një grua që është shumë e afërt me të dashurin e saj të përfolur, Zayn Malik.
Javën e kaluar këngëtarja e “Fetish” u pa duke ecur pranë asistentit personal të Zayn, Taryn Zimmerman, në New York.
Kjo vjen vetëm disa ditë përpara se ylli i “Only Murders In The Building” të shihej në një takim sekret me Malik, shkruan DailyMail.
Këngëtarja e “Lose You to Love Me” thuhet se u pa ‘duke mbajtur duart dhe duke u puthur’ në një takim romantik me ish-këngëtarin e “One Direction”.
Në daljen e fundit ylli zgjodhi një bluzë gri të kombinuar me pantallona të shkurtra dhe të zeza.
Ajo kishte veshur një shall të trashë si dhe një xhaketë xhins gri me zinxhir.
Ajo u pa me telefonin e saj të futur në xhepin e përparmë të xhaketës. Për të përfunduar pamjen, ajo kishte veshur një palë çizme të zeza me platformë.
Asistentja personale e Malik – në rrjetet sociale të së cilit ajo është shfaqur disa herë në të kaluarën – kishte veshur një pallto bezhë mbi një bluzë të zezë dhe xhinse gri.
Vetëm disa ditë pas daljes së tyre, një përdorues i TikTok raportoi se kishte parë Selenën dhe Zayn në një darkë të fshehtë në New York.
Sipas burimit dhe shoqes së saj që punonte në restorant, dyshja ecnin të kapur për dore dhe u panë mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Ylli i popit, i cili ka vajzën 2-vjeçare Khai me ish të dashurën Gigi Hadid, mendohet se ka filluar të takohet me Selenën, dhe megjithëse dyshja nuk janë ‘serioze’ për momentin, por ai mendon se ajo është e mahnitshme dhe thuhet se dëshiron të shohë se si shkojnë gjërat mes tyre.