Agjencia Zhurnal.mk.

Selmani: Koalicioni mes VMRO-së dhe Vlenit është akt i kryer

Shkup, 30 prill – Naser Selmani, analist nga Maqedonia e Veriut ka komentuar ngjarjet aktuale lidhur me rezultatet e zgjedhjeve në RMV.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, analisti Selmani ka deklaruar se në bazë të rundit të parë të zgjedhjeve, koalicioni mes VMRO-së dhe Vlenit është akt i kryer.

“Në bazë të deklaratave nga raundi i pare të zgjedhjeve presidenciale, si duket koalicioni VMRO –Vlen është akt I kryer”, theksoi ai.

Selmani është shprehur se ka pasur kohë që të diskutohet kjo çështje pas zgjedhjeve parlamentare, por që sipas tij, nëse VLEN-i ka garancion të parazgjedhjeve se do të jetë pjesë e qeverisë, ajo do t’i shtojë 83 mijë vota dhe mandate në raport me BDI-në.

“Kam pritur që ky diskutim të bëhet pas të kryhen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale me 8 maj dhe të qelën letrat. Koalicioni është I marrur vesh dhe sipas përllogaritjeve të tyre, publikimi I këtyre marrëveshjeve pas 8 majit për qeverisje, iu dalin positive matematikat. Nëse VLEN ka garanci para zgjedhjeve se do të jetë pjesë e qeverisë. Dhe këto 83 mijë vota që I ka marrë VLEN do ti shtojë dhe mandate që do ti fitoj me 8 maj në raport me BDI-në do të jenë përafërsisht aty afër. Mandati I forte I VMRO-së I jep duar të lira me vepru në këtë mënyrë”, shtoi ai.

Sipas Selmanit VMRO-ja është duke e dëshmuar se do ta dërgojë BDI-në në opozitë dhe se këta munden me i bind edhe maqedonët për të dalur në votime.

‘VMRO-ja duke insistuar dhe duke dëshmuar se BDI-në do ta dërgojë në opozitë. Kjo jo vetëm që do e dobësojë, por do ta forcojë atë. Premtimi tek maqedonët mundet do t’I motivojë për të dalur në votime nëse bën koalicion me VLEN. Ka një aversion tek votuesi I VMRO-së ndaj mënyrës se si BDI-ja ka arritur në qeveri”, theksoi ai.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky