Agjencia Zhurnal.mk.

Senati brazilian ka miratuar ndërhyrjen e forcave federale në kryeqytet

Senati brazilian miratoi sot ndërhyrjen e forcave federale në kryeqytetin brazilian, pasi të dielën mbështetësit e ish presidentit Zhair Bolsonaro sulmuan ndërtesat e institucioneve kryesore shtetërore.

Vendimi për ndërhyrje i forcave federale u mor nga presidenti brazilian Luis Inasio Lula da Silva pas trazirave të së dielës. Vendimi u miratua nga Dhoma e Ulët e Kongresit Brazilian.

Më shumë se 600 policë do të transferohen nga 15 shtete të ndryshme braziliane në kryeqytet, njoftuan agjencitë botërore, duke cituar mediat braziliane.

Pas trazirave në kryeqytet, autoritetet morën në pyetje rreth 1.000 protestues të arrestuar në një sallë të edukatës fizike.

“Njerëzit nuk duhet ta lidhin babanë tim me ngjarjet e së dielës në Brazil. Mos u mundoni të bëni histori të rreme se Bolsonaro ka të bëjë me këto veprime të papërgjegjshme”, deklaroi sot Senatori Flavio Bolsonaro, djali i Zhair Bolsonaros.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky