Agjencia Zhurnal.mk.

Senatorët kërkojnë që Rusia të shpallet “sponsor i terrorizmit”

Senati i SHBA-së, dhoma e lartë e Kongresit, miratoi njëzëri një rezolutë jodetyruese që i bën thirrje Sekretarit shtetëror amerikan  Entoni Blinken të shpallë Rusinë një “shtet sponsorizues të terrorizmit” për veprimet e saj në Ukrainë, Çeçeni, Gjeorgji dhe Siri, transmeton Nju-Jork tajms.

Rezoluta, e miratuar të mërkurën, pretendon se “forcat e armatosura të Federatës Ruse kanë kryer ekzekutime të shumta të civilëve të pafajshëm dhe janë përpjekur të mbulojnë krimet e varresave masive në të gjithë Ukrainën”.

Dhoma e Përfaqësuesve, dhoma e poshtme e Kongresit, miratoi më parë një masë të ngjashme, por vetëm Departamenti i Shtetit ka autorizim për të caktuar një vend si sponsor të terrorizmit.

Megjithatë, miratimi i rezolutës në Senat ushtron presion shtesë mbi kongresmenët e administratës së presidentit amerikan Xho Bajden për të shtuar Rusinë në listën e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, ku tashmë janë Kuba, Koreja e Veriut, Irani dhe Siria.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky