Aleksej Jankov një personalitet me një karrierë te shndritshme ne sportin e Muay Thai ka shpreh një interesim te madh qe ti kundërvihet kampionit shqiptar Ervis Bici.
Tai bokseri serb i cili ka një karrierë te mire edhe ne sportin profesionist te boksit këtë deklaratë e ka dhënë për një portal lokal duke kërkuar qe ndeshje te zhvillohet ose ne Serbi ose ne Shqipëri dhe fituesi të fitoj edhe një titull.
“Ervis Bici e shikoj se ka një popullaritet sidomos ne Shqipëri, Kosove e Itali dhe do doja shume qe ti mati forcat me këtë djalë. Jam i bindur se do te tregoj nje ndeshje te fort, por pse jo edhe ta mposhti këtë djalosh dhe t’ia marr famën”, kishte thënë Jankov.
Cekim se Ervis Bici ne karrierën e tij ka 3 tituj evropiane ne federata te ndryshme, ndërkohe qe disa herë është shpall edhe kampion i Italisë. Se a do të pranoj Bici këtë dëshirë të serbit Aleksej Jankov , do të kuptojmë së shpejti.