Agjencia Zhurnal.mk.

Sevilja në finale përball “gladiatorëve” të Murinjos

“Bardhezinjtë” e Juventus kanë dështuar të kapin finalen e madhe të Ligës Europa, teksa në “Ramon Sanchez Pizhuan” janë mundur me rezultatin e ngushtë 2-1, pas kohës shtesë nga skuadra me më shumë trofe të Ligës Europa League, skuadrës së Sevilja-s.
Siparin e golave të sfidës e hapi Dushan Vlahoviç, i cili çoi topin në rrjetën e portierit Bono, në minutën e 55-të, pas një “gafe” në mbrojtjen e Sevilja-s nga mbrojtësi francez, Loic Bade, mirëpo vetëm 7 minuta më pas, ish-anësori i Milan, spanjolli Suso lëshon një predhë drejt portierit Shçezni, duke shtangur këtë të fundit e duke nisur festën e tifozëve “andaluzianë”.

Me nisjen e kohës shtesë, vendasit u hodhën menjëherë në sulm dhe vetëm 5 minuta pas fillimit të lojës, anësori i talentuar, Brjaan Hil dërgon një krosim fantastik drejt argjentinasit Erik Lamela, me këtë të fundit që me një prekje të lehtë të topit me kokë dërgon topin në rrjetën e “bardhezinjve”, duke çuar peshë nga gëzimi i tifozëve, stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”.

Tashmë e vetmja sfidë e mbetur e spanjollve është finalja e madhe e Ligën Europa League, ku përballë do të kenë “gladiatorët” romakë të Hoze Mourinjos, në sfidën që do të zhvillohet mbrëmjen e 31 majit në Budapest të Hungarisë.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky