Agjencia Zhurnal.mk.

SHA EMV ka lidhur marrëveshje me MEMO dhe do të tregtojë me energjinë elektrike në bursë

Shkup, 11 maj – Bursa e Maqedonisë e energjisë elektrike ka filluar zyrtarisht me punë dhe SHA EMV ka lidhur marrëveshje me MEMO dhe do të ketë mundësi të tregtojë me energji elektrike.

Me bursën vendsa udhëheq Operatori Kombëtar i tregut për energjinë elektrike, MEMO. Projekti ka mbi pesë vite që funksionon, ndërsa zyrtarisht është ringjallur pas ndryshimeve në Ligjin për Energjetikë në vitin 2018, me të cilin formalisht është liberalizuar tregu i energjisë elektrike dhe legjislacioni në këtë sferë është përshtatur me atë evropian.

Me fillimin me punë të bursës do të nxitet konkurrenca efikase në prodhimin, tregtimin dhe furnizimin me energji elektrike dhe do të sigurojë shfrytëzimin optimal të infrastrukturës për transmetimin e energjisë elektrike.

Bursa e energjisë elektrike do të inkurajojë rritjen e investimeve në kapacitetet prodhuese të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, me investitorët që të kenë një treg të organizuar ku mund të shesin energjinë e prodhuar, ndërsa tregtarët dhe furnizuesit e energjisë elektrike do t’u mundësohet të optimizojnë portofolet e tyre dhe të planifikojnë punën e tyre.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky