Agjencia Zhurnal.mk.

Shalenberg: OSBE-ja është Organizatë me 57 vende-anëtare në baza të barabarta, kemi nevojë për këtë platformë për dialog

Shkup, 30 nëntor – OSBE-ja është Organizatë me 57 vende-anëtare në baza të barabarta dhe besoj se jemi të këshilluar që t’i mbajmë rregullat e dakorduara disa dekada më parë dhe t’i trajtojmë të gjithë në mënyrë të barabartë, deklaroi ministri austriak i Punëve të Jashtme, Aleksander Shalenberg, me ardhjen në Këshillin ministror të OSBE-së në Shkup.

Lidhur me pjesëmarrjet e anuluara të disa delegacioneve për shkak të ministrit rus Sergej Lavrov, Shalenberg tha se i kupton plotësisht, por edhe se beson se kjo është një organizatë që na nevojitet për dialog.

“Ikuptoj plotësisht, veçanërisht miqtë ukrainas, të cilët vendosën të mos marrin pjesë, por besoj se kjo është ende një Organizatë që na nevojitet, jo vetëm për marrëdhëniet që janë veçanërisht të vështira me Rusinë, por edhe për Azinë Qendrore dhe Kaukazin Jugort. Prandaj, ne kemi nevojë për këtë platformë për dialog dhe nëse shikoni gjendjen e marrëdhënieve globale, besoj se në të ardhmen nevoja për OSBE-në do të jetë më e madhe, e jo më e vogël”, tha Shalenberg.

Shalenberg, në një deklaratë për mediat austriake para Këshillit ministror të sotëm të OSBE-së në Shkup, u bëri thirrje të gjitha vendeve-anëtare që të japin kontribute konkrete për forcimin e Organizatës, duke vlerësuar se OSBE-ja aktualisht është në “pajisje mbijetese” dhe për këtë arsye pret përkushtim më të madh nga të gjitha shtetet për ruajtjen e OSBE-së.

“Zhvillimet e fundit e kanë sjellë OSBE-në në një pikë kritike: agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës jo vetëm që i ka shkel parimet bazë të sigurisë evropiane, por edhe e ka lëkundur rendin e sigurisë për dekadat e ardhshme. Pres veprime, jo vetëm fjalë. Apeli im është: le të mbledhim të gjithë guximin tonë politik dhe ta mbrojmë OSBE-në nga dërgimi në parëndësi. Austria, si vend nikoqir, ndihet veçanërisht e përkushtuar ndaj organizatës. Ne e dimë vlerën e saj. Është e vetmja organizatë në të cilën vendet nga të dyja anët e Atlantikut, nga Kaukazi Jugor në Azinë Qendrore, ulen në të njëjtën tryezë dhe diskutojnë sigurinë rajonale. Diversiteti i OSBE-së dikur ishte ideja kryesore pas themelimit të saj dhe nuk duhet parë si dobësi”, thotë Shalenberg.

Pjesëmarrja e ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov në Këshillin e ministrave në Shkup për Shalenberg është një mundësi për t’u përballur me agresorin në vend që të shmanget konfrontimi. Sipas tij, vendet perëndimore nuk duhet të kenë frikë nga ndërveprimi me Rusinë.

“Ne si Perëndim nuk duhet të kemi frikë të ulemi në tryezë me rusët. Ky është multilateralizmi klasik në kuptimin më të mirë. Besoj se tendenca për të depërtuar në dhomat e veta të jehonës në politikën e jashtme është jashtëzakonisht e rrezikshme, theksoi kreu i diplomacisë austriake dhe kujtoi idenë themeluese të organizatës që të jetë një përgjigje kolektive ndaj rrezikut nga Lufta e Ftohtë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky