Agjencia Zhurnal.mk.

Shantazhoi një vajzë për t’i marrë para, policia arreston një 22-vjeçar në Tiranë

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar një 22-vjeçar në Tiranë pasi i njëjti kishte shantazhuar një 21-vjeçare.

Policia njofton se 22-vjeçari është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në momentin që do të merrte një shumë parash, e cila u sekuestrua si provë materiale.

“Sapo ka marrë kallëzim se një shtetase shantazhohej për të dhënë para, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër ka organizuar punën për të arrestuar autorin”, thuhet në njoftim.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, është kapur në flagrancë, në një vendparkim automjetesh në Tiranë, në momentin që do të merrte një shumë parash nga 21-vjeçarja, shtetasi:

G. D., 22 vjeç, banues në Elbasan.

Shuma e parave u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, si provë materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky