Shkup, 4 qershor – Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri thotë se është i hapur për bashkëpunim dhe bisedime me të gjitha sindikatat duke përfshirë edhe me atë të USHCM, e cila para dy ditëve mbajti protestë të qetë me kërkesë për nënshkrimin e Marrëveshjes kolektive dhe rritjen e pagave. Por potencoi se me ribalancin e Buxhetit tashmë janë parashikuar paga më të larta nga shtatori. Me këtë rast ai paralajmëroi edhe se do të shqyrtohen modele për mundësi shtesë për financimin e të gjitha universiteteve.
“Unë edhe në një moment tjetër kamë thënë se jam i hapur për sindikatën përfaqësuese, madje edhe me sindikatat tjera t’i shqyrtojmë të gjitha kërkesat. Profesorët e universiteteve, nga universiteti më i madh USHCM, të enjten e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre nga pagat e vogla, por, gjithashtu, ata pranuan se po, në Buxhet janë parashikuar rritje, duke filluar nga muaji shtator”, tha Shaqiri.
Ai shton se të gjitha sindikatat në periudhën e ardhshme janë të mirëseardhura në MASH që të bisedohet për kërkesën dhe të gjendet zgjidhje.
Ai thotë se me Këshillin kombëtar për arsim të lartë do të formojnë grup punues, e cila do ta punojë ligjin e ri për arsim të lartë, ndërsa do të përfshihen edhe përfaqësues të Këshilli nacional, rektorët nga konferenca interuniversitare nga universitetet publike, studentët nga Unioni studentor, përfaqësues nga ana e MASH dhe përfaqësues nga Agjencia për cilësi të arsimit të lartë dhe do të vërtetojë edhe se si duhet të jepet kontribut për buxhetimin ose mënyrën e financimit të universiteteve.