Shkup, 10 shkurt – Të gjitha institucionet përfshi edhe gjykatën kushtetuese, duhet të respektojnë mekanizmin e balancuesit, i cili garanton përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Kështu ka deklaruar profesori universitarë Jeton Shasivari në intervistën që e ka realizuar gazetarja e TVM2, Flora Kamberi, e cila e ka pyetur edhe për nismën e komisionit anti korrupcion në Kushtetuese pikërisht për balancuesin.