Agjencia Zhurnal.mk.

SHBA-ja me paralajmërim për Kinën të mos anojë nga Rusia në raport me Ukrainën

SHBA-ja sot i bëri thirrje Kinës të ndalojë së mbështeturi invazionin rus në Ukrainë, në mënyrë që të mos vihet në “anën e keqe të historisë”. Porosia nga SHBA-ja erdhi pas bisedës telefonike mes presidentëve rus dhe kinez, Vlladimir Putin dhe Si Xhingping.

“Jemi të shqetësuar që Kina e mori anën e Rusisë”, tha zëdhënësi i Ministrisë amerikane të Punëve të Jashtme si reagim ndaj thirrjes mes dy presidentëve gjatë të cilit Pekini e bindi Moskën për mbështetjen e tij në raport me “sovranitetin” dhe “sigurinë”.

Zëdhënësi theksoi se kanë kaluar më shumës e tre muaj nga “invazioni brutal” rus në Ukrainë, ndërsa Kina ende është me Rusinë, vazhdon të përhapë propagandë ruse në botë, vazhdon ta mbrojë Rusinë në organizatat ndërkombëtare, me çka nuk i përmbushë obligimet e veta si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të KB-së.

“Ajo vazhdon ta mohojë ekzistimin e krimeve të kryera nga Rusia në Ukrainë, përkundrazi, duke sugjeruar se ajo është inskenuar”, tha zëdhënësi.

“Vendet të cilat e zgjedhin anën e Vlladimir Putinit, qartë vihen në anën e keqe të historisë. Erdhi koha që liderët botërorë në mënyrë të qartë ta dënojnë agresionin flagrant të presidentit Putin dhe t’i mbështesin ukrainasit”, shtoi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit.

Ai sërish e paralajmëroi Kinën të mos i japë çfarëdo lloj “ndihme ushtarake” Rusisë apo kundër çfarëdo lloj “mbështetje sistematike që të evitojnë sanksionet” të cilat i janë imponuar nga vendet perëndimore.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky