Agjencia Zhurnal.mk.

SHBA ka gati paketën e re për Ukrainën, mund të shpallet që sot

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 275 milionë dollarësh për Ukrainën për të forcuar kundërsulmimin e saj kundër forcave ruse.

Paketa pritet të përfshijë municion dhe më shumë lëshues të raketave të artilerisë së lartë (HIMARS), tha burimi, duke konfirmuar një raport nga Associated Press dhe mund të shpallet që sot.

Ndërsa zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby nuk pranoi të konfirmonte detajet e paketës në një intervistë për CNN, ai tha se një këst i ri i armëve për Ukrainën do të shpallej “shumë, shumë shpejt”, raporton Sky.

Që nga fillimi i luftës, SHBA ka dërguar rreth 17.6 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë në Ukrainë.

Zyrtarët amerikanë thonë se vendi po shqyrton dërgimin e pajisjeve më të vjetra të mbrojtjes ajrore HAWK nga magazinimi në Ukrainë për ta ndihmuar atë të mbrohet kundër sulmeve me dron dhe raketa ruse.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky