Agjencia Zhurnal.mk.

SHBA: Safir al Adel është lideri i ri i Al Kaedës

Besohet se ekstremisti egjiptian Safi al Adel është lideri i ri i organizatës terroriste Al Kaeda, kumtoi Departamenti amerikan i Shtetit.

Vlerësim i Uashingtonit “përputhet” me raportin e KB-së të publikuar para tre ditëve në Këshillin e Sigurimit të KB-së.

“Sipas raportit, duket sikur Adel për momentin është në Iran. Sa i përket prnaisë së tyre atje, ofrimi strehim për Al Kaedën është vetëm edhe një shembull për mbështetje të gjerë të Iranit për terrorizmin, aktivitetet e tij destabilizuese në Lindjen e Afërt dhe më gjerë”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, ned Prajs.

Në raportin e ekspertëve të KB-së ceket se Adel “tani de fakto është lider” i Al Kaedës, por nuk mund të shpallet lider për shkak se talebanët afganë nuk e njoin vdekjen e Ajman al Zavahirit nl kabul, si dhe praninë e Adel në Iran.

Al Kaeda, grup terrorist i cili e mori përgjegjësinë për sulmet e 11 shtatorit në SHBA, zyrzarisht është pa lider pasi që Zavahiri u vra në Afganistan gjatë sulmit ajror amerikan gushtin e kaluar. Zavahiri e mori funksionin në vitin 2011 pasi që Osama bin laden u vra nga forcat speciale amerikane në Pakistan.

Adel, ish-kolonel egjiptian, kërkohet nga FBI-ja për shkak të përzierjes në sulmet me bombë ndaj ambasadave amerikane në tanzani dhe në keni në vitin 1998.

FBI e përshkruan Adelin si “lider të lartë të Al Kaedës dhe prijës të Komitetit Hitin, i cili i udhëzon dhe koordinon aktivitetet transnacionale të grupit”.

Qeveria amerikane ofron çmim prej 10 milionë dollarëve për informatë që do të çojë drejt arrestimit të tij. 

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky