Në një bisedë telefonike, ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd James Austin, diskutuan bashkëpunimin, koordinimin dhe zhvillimet e fundit rajonale, transmeton Anadolu.
Gjatë bisedës, shefat e mbrojtjes kanë folur për zhvillimet e fundit në Siri, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes.“Yaşar Güler shprehu gatishmërinë e Türkiyes për të bashkëpunuar me SHBA-në kundër DEASH-it”, thuhet në deklaratë.“Dy ministrat theksuan rëndësinë e koordinimit të ngushtë midis elementëve amerikanë dhe turq në aktivitetet e kryera në rajon”, shtoi ministria.