Agjencia Zhurnal.mk.

Shefi i shtabit izraelit: Sulmet ndaj Gazës do të vazhdojnë pas pauzës humanitare

Shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Herzi Halevi deklaroi se sulmet kundër Gazës do të vazhdojnë pas pauzës humanitare që pritet të fillojë nesër, transmeton Anadolu.

Halevi u takua me disa komandantë izraelitë të nivelit të larë në veri të Gazës së pushtuar.

Pasi foli për sulmet kundër Gazës, Halevi tha: “Nuk e përfundojmë luftën. Do të vazhdojmë deri kur të arrihet ‘fitore’. Do të përparojmë dhe do vazhdojmë edhe në zonat e tjera të Hamasit”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë që bëri dje tha se sulmet kundër Gazës do të vazhdojnë pas pauzës humanitare.

Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit për shkëmbimin e të burgosurve u arrit me ndërmjetësimin e Katarit dhe Egjiptit.

Në kuadër të kësaj parashikohet pauzë 4 ditore për konfliktin në Rripin e Gazës.

Edhe pse nuk është njoftuar ende zyrtarisht, pritet që pauza humanitare të fillojë nesër.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky