Agjencia Zhurnal.mk.

Shembet një ndërtesë në Itali, ka të vdekur – ekipet e shpëtimit në kërkim të mbijetuarve të mundshëm

Të paktën dy persona humbën jetën dhe të paktën tetë po konsiderohen të zhdukur, kur u shemb një ndërtesë në Sicili në qytetin Ravanuza, raporton e përditshmja italiane Corriere dela Serra.

Fjala është për një ndërtesë katërkatëshe, e cila sipas informacioneve të para shpërtheu si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Në mesin e të zhdukurve janë edhe dy fëmijë, e të paktën edhe dy ndërtesa janë dëmtuar nga shpërthimi.

Fjala është për qytetin italian me 11 mijë banorë në afërsi të Agridenta.

Në fotografitë dhe videot e para nga Ravanuza, shihen ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit duke u ngjitur nëpër rrënoja – duke kërkuar të mbijetuarit e mundshëm.

Ekipet e shpëtimit pas shpërthimit nëpër gërmadha gjetën trupin e pajetë të një burri. E po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit e mundshëm.

Deri më tani janë shpëtuar dy gra, shkruan CNN. E mediat italiane raportojnë se shembjes së ndërtesës i parapriu një shpërthim. 

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky