Veles, 13 prill – Komanda për stërvitje dhe doktrina sot në kazermën ”Alekso Demnievski Bauman” në Veles me një ceremoni ushtarake do ta shënojë Ditën e njësisë.
Në ceremoninë ushtarake, siç njofton Shtatmadhoria e Armatës do të marrin pjesë shefi i Shtatmadhorisë, nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, gjeneralët e Armatës, komandantët e njësive, këshilltari special për siguri nga kabineti i presidentit, Blerim Kolali, ish komandantë të njësive, drejtues ushtarakë nga Shtatmadhoria dhe Ministria e Mbrojtjes dhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale dhe organizatave me të cilat bashkëpunon njësia.
Konform programit, para pjesëtarëve të komandës janë paraparë fjalime nga ana e shefit të Shtatmadhorisë, gjeneralit Gjurçinovski dhe komandantit, njëherësh kolonelit Vasko Kokolanski.
Njëkohësisht do të shpallen masa stimuluese të pjesëtarëve të komandës për rezultatet e arritura në punën, si dhe ekipeve që morën pjesë në garat sportive me rastin e ditës së njësitit. Njëkohësisht do të ndahen edhe mirënjohje për nxënësit e shkollave fillore “Vasil Gllavinov” dhe “Bllazhe Koneski” për pjesëmarrje në konkursin artistik dhe konkursin për poezinë më të mirë me tematikë ushtarake.
Komanda për operacione shënon datën 15 prill, si datë kur para tridhjetë vitesh në radhët e Armatës filluan të arrijnë rekrutët e parë për të kryer shërbimin ushtarak dhe fillimet e stërvitjes, pas së cilës filloi plotësimi i njësive të armatës dhe funksionimit të plotë të Armatës.