Agjencia Zhurnal.mk.

Shënohet dita e Drejtorisë së Policisë Financiare dhe 20-vjetori i ekzistimit

Shkup, 26 qershor – Vlerësoi se përballja me këtë lloj krimi është sfidë në nivel botëror dhe se për përballjen me këtë sfidë duhet përforcim i pavarësisë së institucioneve, distinksion i qartë i kompetencave të autoriteteve në shtet por edhe veprimi në pajtim me rregullativat ligjore.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi dhe vlerësoi se përballja e përbashkët me format e ndryshme të krimit financiar, zbatimi i ligjeve dhe realizimi i parimeve të qeverisjes të së drejtës janë me rëndësi thelbësore për shoqërinë.

“Sigurimi i ligjshmërisë në punën financiare, që rekomandon jo vetëm ndjeke vigjilente, por edhe në kohë, detektim analitik dhe të detajuar të të gjitha paligjshmërive në domenin e punës dhe kompetencës së Drejtorisë së Policisë Financiare, në pajtim me atë që është dëshmuar deri më tani nga ky institucion dhe të punësuarit e sdaj, tregon se këto qëllime janë të arritshme, të realizueshme madje edhe krahas ndryshimeve reformuese të domosdoshme që gjatë periudhës së kaluar është dashur të bëhen”, potencoi ministri Spasovski.

Ai shtoi se aktivitetet e përbashkëta dhe projektet midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë Financiare kanë rezultuar me rritjen e profesionalizimit gjatë kryerjes së detyrave operative.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi ishte decid se roli i Drejtorisë së Policisë Financiare është të jetë mbrojtës i sistemit financiar dhe interesave shoqërore.

Drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Goran Ivanov informoi se nga emërimi i tij në funksion janë shtruar më shumë se 100 kallëzime penale për shkaktimin e dëmit mbi buxhetin dhe theksoi se në të ardhmen Drejtoria do të vazhdojë të punojë në ekipimin e kuadrit, përforcimin e kapaciteteve operative, edukimin e vazhdueshëm dhe avancimin e kuadrove.

Në ngjarje u ndanë plaketa për pesë të punësuar nga Drejtoria e Policisë Financiare në shenjë mirënjohjeje për punën e tyre.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky