Shërbimet e trenave të mallrave Kinë-Evropë patën rritje solide nga janari në maj të këtij viti, me kapacitetin e transportit dhe efikasitetin në rritje të vazhdueshme, shkruan “China.org.cn”.
Numri i shërbimeve të trenave të mallrave Kinë-Evropë u rrit me 16 për qind në bazë vjetore në 7126 udhëtime në pesë muajt e parë të vitit, sipas “China State Railway Group Co., Ltd.”.
Rreth 774.000 njësi TEU të mallrave u transportuan përmes trenave të mallrave gjatë kësaj periudhe, 31 për qind më shumë se një vit më parë.
Vetëm në maj, numri i udhëtimeve me tren të mallrave Kinë-Evropë u rrit 13 për qind në bazë vjetore në 1515.
Trenat transportuan rreth 165.000 TEU mallra, duke shënuar një rritje prej 29 për qind nga një vit më parë.
Deri në fund të majit, shërbimet e trenave të mallrave kishin arritur në 213 qytete në 25 vende evropiane. (Fatosi)