Agjencia Zhurnal.mk.

Sherr mes 15-vjeçarëve në një shkollë në Paskuqan, njëri në spital, tjetri në komisariat

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Paskuqan, në shkollën “Jashar Hoxha”, ku është plagosur një i mitur.

Dyshohet se një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

“Më datë 30.03.2023, në Paskuqan, në shkollën “Jashar Hoxha”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.  Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky