Agjencia Zhurnal.mk.

Sherr në motelet e Kosovës, gjithçka nisi nga një konflikt verbal

Një konflikt verbal i para disa ditëve mes disa personave ka eskaluar mbrëmë pas mesnate në njërin nga motelet në rrethinë të kryeqytetit.

Një person dyshohet se është goditur qëllimisht me veturë nga një person tjetër dhe për pasojë ka marrë lëndime trupore.

Burimet e sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se lidhur me këtë rast tashmë kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Rasti u zbulua pas denoncimit të viktimës, një 29-vjeçar, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë.

closevolume_off
Sipas informacioneve të para, viktima është goditur nga i dyshuari me veturë teksa ndodhej te automjeti i tij, bashkë me të dashurën në motelin Flamingo në Çagllavicë. Konfliktit mes tyre dyshohet se i ka parapritë një zënkë verbale që palët kishin pasur gjatë ditës së djeshme, te një motel tjetër.

Kjo siç duket e shtyu të dyshuarin t’i qërojë hesapet dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes në një drejtim të panjohur, teksa viktima pas raportimit të rastit është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për të zbuluar rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky