Agjencia Zhurnal.mk.

SHGM kërkon nga Qyteti i Shkupit të përmirësojë komunikimin me gazetarët

Shkup, 19 janar – Me kërkesë të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) u zhvillua takim me kryetaren e Qytetit të Shkupit, znj. Danela Arsovska, kryetarin z. Mlladen Çadikovski dhe përfaqësues të SHGM-së.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e SHGM-së dhe kryetarja Arsovska diskutuan për mbajtjen e brifingjeve të rregullta me gazetarët si mënyrë për të përmirësuar transparencën e Qytetit të Shkupit, e cila në interes të të dyja palëve dhe publikut është që çdo javë të informohen për ngjarjet që kanë të bëjnë me punën e qytetit.

Qëndrimi i SHGM-së është se ka shumë rëndësi që administrata e Qytetit të Shkupit të jetë e hapur dhe transparente ndaj gazetarëve sepse ata luajnë rol kyç në informimin e publikut. Gazetarët profesionistë i ndihmojnë zyrtarët e zgjedhur të jenë transparentë para qytetarëve nëpërmjet raportimit për aktivitetet, politikat dhe rezultatet e tyre me të cilat ndërtohet besimi dhe kredibiliteti. Në mënyrë shtesë, me rrjedhën e lirë të informacionit mundësohet lëvizja drejt një demokracie funksionale.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky