Shkup, 12 tetor – Në tubimet e mbrëmshme në Karposh dhe në Qendër, kryetari aktual i Qytetit të Shkupit dhe kandidat, Petre Shilegov, e ka paralajmëruar dhe vazhdimin e projekteve të suksesshme në luftën kundër ajrit të ndotur.
“Ambienti jetësor dhe ajri i pastër janë përfitime për ne. Për këtë, përskaj masave të ngelura për uljen e ajrit të ndotur të cilat i vendosëm, në katër vitet e arhdshme od të vazhdojmë dhe me subvencione për klima inverterë. Kjo do të thotë më pak tym nga oxhaqet, ngrohje ekologjike të shtëpive dhe ndërmarjen e hapave konkrete për ruajtjen e ambientit jetësor”, deklaroi Shilegov.
Zëvendësimi i stufave me dru me inverterë llogaritet si një nga metodat më të suksesshme në luftën kundër ajrit të ndotur, përshkak se me këtë projekt, në Shkup tani ajrin e ndotin 8000 oxhaqe më pak.
Kjo masë për uljen e ndotjes së ajrit, sipas Shilegov, do të vazhdojë çdo vit. Me 1 milion euro në vit mund të zëvendësohen nga 1000 deri në 2000 stufa me inverter klima.//Zhurnal.mk




