Agjencia Zhurnal.mk.

Shitja e Dembele-s, sjell portugezin në “Camp Nou”

Me krahun e djathtë të mbrojtjes, që nuk ofron atë cilësinë e dikurshme, “katalanasit” e Barcelona tashmë janë të vendosur të afrojnë portugezin e Man. Sitit, Zhoao Kanselo në “Camp Nou”, gjatë kësaj merkatoje vere.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, “blaugranat” planifikojnë të shpenzojnë një pjesë të të ardhurave nga shitja e Dembele te PSG për kartonin e “luzitanit” 29-vjeçar.

Mirëpo, Kanselo nuk është i vetmi opsion për krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi në rast se negociatat për portugezin dështojnë, atëherë Barcelona do të përpiqet të nënshkruajë me një tjetër mbrojtës, ku një ndër opsionet është dhe talenti i Real Valladolid, Ivan Fresneda.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky